"Majkrosoft" pakëson disa mijëra vende të punës për shkak të krizës ekonomike
Uashington, 6 maj (MIA) - Kompania amerikane "Majkrosoft", prodhuesi më i madh në botë për teknologji kompjuterike, kumtoi se brenda një kohe të shkurtë do të pakësojë 3.600 vende të punës për shkak të krizës ekonomike, deklaroi një përfaqësues i kompanisë.
Nga fundi i janarit "Majkrosoft" kumtoi se do të pakësojë pesë mijë vende të punës nëpër filialet e saja në mbarë botën. Prej tyre, 1.400 vende të punës u mbyllën menjëherë, ndërsa të tjerat duhej të pakësohen gradualisht deri në qershor të vitit 2010.
Tani, ndërkaq, kompania po i shqyrton planet dhe llogarit të pushojë nga puna 3.600 nëpunës. Përveç kësaj, sipas drejtorit të përgjithshëm të "Majkrosoft"-it, Stiv Balmer, ekziston domosdoshmëria për largime të reja nga puna.
Më 24 prill, "Majkrosoft" kumtoi se profiti për tremujorin e fundit është pakësuar për 32 për qind në 2,98 miliardë dollarë dhe pritet që keqësimi të vazhdojë së paku edhe tremujorin e ardhshëm.
Të ardhurat e "Majkrosoft"-it për tre muajt e parë të viti ishin 13,65 miliardë dollarë, ndërsa pritej që ato të arrijnë 15,02 miliardë dollarë.
www.orhan-iseni.page.tl |
|
 |
|