Interneti, gjimnastikë për trurin
Interneti i bën shumë mirë trurit të njeriut. Një studim amerikan, kundërshton supersticiozët, të cilët zvogëlojnë vlerat e network, duke e akuzuar se i bën më “budallenj” eksploruesit dhe dembelizon studentët.
Kërkimi, i vetmi në llojin e tij, udhëhiqet nga Gary Small, studiues në institutin e Neuroshkencës, tregon se si performancat konjektive të rriturve dhe të moshuarve që udhëtojnë në web, përmirësohen si dhe se si truri stimulohet pozitivisht nga kërkimet on line duke fituar funksione më të mira.
"Kërkimet në Internet, - shpjegon Small, - kërkojnë një bashkëpunim celebralë aktiv, që mund të ndihmojë në stërvitjen dhe përmirësimin e funksionit të trurit".
Ekspertët kanë bërë për herë të parë një studim më rezonancë magnetike funksionale, në trurin e disa vullnetarëve nga mosha 55 - 76 vjeçare. Ndërsa këta udhëtonin në web dhe bënin kërkime on line në testet e kontrollit të rezonancës është dalluar e njëjta rezonancë si edhe tek ata që lexonin një libër.
Nga studimi, del që përdorimi i Internetit ve në punë më shumë zona cerebrale në krahasim me leximin.
Sipas neurologëve, përdorimi i Internetit, më pak eksperiencë, mund të jetë një ushtrim i mirë për trurin në përmirësimin e saj.
wWw.orhan-iseni.page.tl |