Nëntëvjeçarja si në shaka dizajnon faqe interneti
Nëntëvjeçarja si në shaka dizajnon faqe interneti

Nju Delhi, 29 qershor (MIA) - Vajza e vogël gjeniale nga India faqen e parë të internetit e ka dizajnuar kur i ka pasur vetëm tetë vjet. Pas kësaj nuk ka mundur të ndalet. Për punën e saj tanimë ka pranuar 26 shpërblime.

Kur i kishte vetëm tetë vjet, tani nëntëvjeçarja indiane Sreelakshmi Suresh, kishte dizajnuar faqen zyrtare të internetit të shkollës së saj. Një vit më pas vajza e vogël është bërë drejtoresha më e re ekzekutive e ndonjë kompanie teknologjike në botë.

Vajza thotë se dizajnimi i faqeve të internetit për të është "pasion dhe diçka që i është dedikuar tërësisht".

Sreelakshmi është anëtarja më e re e Shoqatës amerikane të dizajnerëve të internetit. Në dhomën e saj tanimë gjenden 26 shpërblime të ndryshme botërore.

"Shkolla jonë është e bekuar të ketë një vajzë kaq të arritur si kjo në bankat e saj", ka thënë drejtori i shkollës në të cilën diva e internetit vijon mësimet. Talentin e vajzës e cila ka dizajnuar mbi 10 faqe të internetit e kanë njohur edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë së informacionit.

"Qëkur kam qenë e vogël më kanë zgjuar interesimin kompjuteri dhe interneti. Babai im është dizajnues i internetit prandaj ai m'i ka treguar bazat e dizajnit që për mua ka qenë shumë interesante", ka thënë gjenialja e vogël.

Këmbëngulja, dituria dhe vullneti i kanë sjellë asaj edhe titullin e dizajnueses më të re të internetit në botë. Fama nuk i ka sjellë ngarkesa as çmuarje të tepërt të vetvetes. Veten e mban si një vajzë të zakonshme e cila është e barabartë me të gjithë shoqërinë e saj.
Komente për Web - in
 

Information
www.orhan-iseni.page.tl ne po mundohemi qe ju sa ma lehtë , dhe ne mundohemi gjithmonë për ju , dhe gjithmonë me ju . Ku jeni be vizitor te Webit orhan-iseni.page.tl a jeni mir a po ju pelqen webi a jo !!! [ Faleminderit vizitorë për vizitën në Web - in time ]

Shkopinj USB prej 32 gigabajt
 
Shkopinj USB prej 32 gigabajt

Jan 29, 2009 - 8:14 PM - Nga Orhani



Verbatim ka zgjeruar ofertën e vet të USB-ve duke i shtuar edhe dy shkopinj me kapacitet prej 32 GB: modelin Executive me shpejtësi të mëdha të leximit dhe shkrimit dhe modelin Mini Swivel me kapak rrotullues.Duke marrë parasysh se kapaciteti i këtyre pajisjeve është i barabartë me kapacitetin e 45 CD-ve,
... !
Burimi lajmit shkruar nga orhan-iseni.page.tl

Lidhje wWw.orhan-iseni.page.tl
 
wWw.orhan-iseni.page.tl
wWw.orhan-elektroteknik.page.tl
www.zbavitu.net
www.diqka.net
www.bisedime.net
www.degjo.com
www.zerikosovar.com
www.tiranachat.net
www.Ferizaj-Mp3.tk
 
Today, there have been 30 visitors (48 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free