Virus i ri kompjuterik u kërcënohet kartelave kreditore 
 
 Moskë, 13 prill (MIA) - Virus i ri kompjuterik mund t'i zbrazë llogaritë bankare të shumë rusëve, kumtoi kompania ruse "Doktor Ueb". 
 
Sipas kompanisë, nëse virusi, i cili përfshihet në grupin e "kuajve të Trojës", infekton softuer të ndonjë bankomati, do të mund t'i kopjojë të dhënat nga kartelat kreditore të personave që e shfrytëzojnë këtë aparat.  
 
Me këtë, krijuesit e virusit pastaj do të mund t'i shfrytëzojnë të dhënat e kopjuara për "zbrazjen" e llogarive të viktimave eventualë. 
 
Ekspertë të "Doktor Ueb" vlerësojnë se në krijimin e virusit të tillë pothuaj sigurisht janë përfshirë persona të punësuar në banka ose në kompani që prodhojnë softuerë për bankomatë. 
 
   www.orhan-iseni.page.tl
  | 
														 
													 
												 
											 | 
										 
										
											  | 
										 
									 
								 |