Alergjia nga kompjutorët!
Është e njohur prej kohësh, që ata që janë të ndjeshëm ndaj rrymës elektrike mund t'u shkaktohen shumë lehtë kundërveprime alergjike nga puna me kompjuter.
Por, një studim i ri, i kryer në Suedi, ka treguar se edhe njerëzit e shëndetshëm mund të marrin alergji duke qëndruar përpara kompjuterit.
Eksperimenti tregoi që rrezatimi i ekranit e bën lëkurën të aktivizojë të ashtuquajturat qeliza maste, qeliza që sjellin kundërveprimin alergjik. Tek dy të tretat e të testuarave, të cilët ishin të ulur me shpinën përkundrejt ekranit, u vu re nga matjet prania e një sasie të lartë qelizash master.
Pra, lëkura është bërë gati për një kundërveprim alergjik. Alergjitë e tipit të astmës, ekzemës dhe alergjia prej barit shtohen nga rrezatimi I ekranit të kompjuterëve. |