Toshiba kërkoi të heq HD DVD nga tregu 
 
 Toshiba Corp kërkon të heqë nga përdorimi teknologjinë e prodhimit të disqeve HD DVD, duke dalë kështu konkurrent nr.1 për Sonyn, i cili kërkon të fusë në treg teknologjinë Blue-ray. Kjo është lufta më e madhe që po bëhet që kur VHS arriti të godiste Betamax në vitin 1980. Toshiba, themeluesi i HD DVD, pritet të reduktojë shitjet e aparateve dhe rekordeve të këtij lloj formati. 
 
Ndërkohë qëllimi është që në muajin mars, prodhimi i tyre të mbyllet përfundimisht. Lajmin e bëri të ditur zyra e kompanisë me bazë në Tokio në një deklaratë për shtyp. Kompania do të vazhdojë të ofrojë suport teknik për klientët. 
 
Ndërkohë Sony mund të vazhdojë të shtojë shitjet e disqeve High Definition, të cilët ofrojnë një pamje shumë të pastër së sa DVD-të tradicionale. Shitja do të vazhdojë deri sa të kuptohet se cila nga teknologjitë do të përparojë. 
 
Entertainment, publikuesi më i madh i DVD, tha muajin e kaluar se firmat këtej e tutje do ti realizojë vetëm në formatin Blu-ray. “Me një format të vetëm, konsumatorët do të jenë më të aftë të blejnë DVD player High Definition, duke ndihmuar në rritjen e tregut” – tha Akio Mizutani, specialist në Mizuho Corporate Bank. 
 
“Kërkesa për produkte High Definition, përfshirë televizorë dhe kamera është duke u rritur, por do të duhet kohë deri sa të arrijë pikun”. Kompania tha se planifikon tu jap fund prodhimit të driverave HD DVD për kompjuterë dhe play station. 
 
Toshiba, e ka marrë këtë vendim pas kalkulimeve të bëra nga Ëarner Bros rreth kostove. Një player Blu-ray shitet për të paktën 399.99 $ ndërkohë që playeri HD DVD shitet për 149.99. 
 
“Për të rritur kërkesën duhet që plyerat të arrijnë një çmim të pranueshëm nga konsumatori i gjerë”- tha Mizutani. Një HD DVD mund të ruajë deri në 30 gigabyte të dhëna, ose 6 herë më shumë se sa DVD e zakonshme, dhe 50 giga më pak se disku Blu-ray. 
     www.orhan-iseni.page.tl 
  | 
														 
													 
												 
											 | 
										 
										
											  | 
										 
									 
								 |