Përzgjedhja e fjalëve varet nga truri
Nju-Jork, 29 dhjetor (MIA) - Të thuash fjalën e duhur në momentin e duhur, varet nga truri. Shkencëtarët kanë identifikuar zonën cerebrale të përfshirë në procesin e zgjedhjes së fjalëve, kur njeriu përfshihet në një bisedë.
Zbulimi i publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, vjen nga studiuesit e Universitetit Rice. Sipas studimit, aftësia e gjetjes së fjalëve në bashkëbisedim varet nga funksionimi i një pjese te veçantë në tru, të quajtur Lifg.
Një eksperiment është kryer tek 16 persona normalë dhe 12 të tjerë me probleme në gjetjen e fjalëve pasi kishin pësuar një iktus cerebral, duke vene përballe imazhet celebrale të dy grupeve.
Ata arritën në përfundimin se ata mund të përdornin fjalët në varësi të aftësisë së zonës cerebrale Ligf. Ky studim do të ndihmojë të kuptohen më mirë problemet e gjuhës, që prekin shumë pacientë. |