Karakteristikat e laptopëve
Kompjuterët portativë (laptopët) ngadalë, por sigurt, janë duke e marrë primatin nga kompjuterët klasikë, të cilëve u ofrohen gjithnjë e më shumë me performansa dhe karakteristika. Me rastin e blerjes së laptopit, kujdes duhet kushtuar madhësisë së tij, pastaj madhësisë së ekranit, qëndrimit të baterisë, kualitetit të tastierës, por edhe opsioneve shtesë.
Karakteristikat kryesore
Procesori: Procesorët “dual-core” nga “Intel” e kanë përparuar fuqinë e laptopëve të sotshëm. Për përdorim bazë (shkrim të teksteve, internet) procesori “Core Duo” me 1.73 GHz do të jetë më se i mjaftueshëm.
RAM memoria: Sot është standard të kihet të paktën një memorie 1 GB. Shumica e laptopëve sot kanë një memorie edhe deri në 2 GB. Ekrani: Ekranet e laptopëve janë duke u bërë gjithnjë e më të mëdhenj, ku shumica prej tyre tani kanë format “wide”. Mund të thuhet se ekrani 15.4 inçësh është bërë një lloj standardi për ekranet e laptopëve, por edhe ekranet prej 17 inçësh janë të shpeshtë. Bateria: Si edhe gjithçka në lidhje me laptopët - edhe bateria bëhet gjithnjë e më e mirë. Mesatarisht, një bateri qëndron rreth 3,5 orë, por shumica e prodhuesve tash ofron edhe mënyra të tjera të punës në laptop, falë të të cilëve mund ta zgjasni qëndrimin e baterisë. Tastiera: Edhe pse, me kalimin e kohës, njeriu mësohet gati me çdo tastierë, më së miri është që tastierën ta provoni para blerjes. Laptopët e hollë dhe të lehtë rëndomë kanë tastiera më të vogla, me taste më afër njëra tjetrës. Hard disqet: Preferohet që të keni laptop me, të paktën 80 GB, përkundër faktit që do të ishte më mirë që të keni hard disk me kapacitet më të lartë. Pesha: Në treg mund të gjenden laptopë me peshë të ndryshme, nga ata ultra të lehtë, deri te ata që kanë peshë deri në dhjetë kile. Me rastin e blerjes së laptopit, mos i kushtoni vëmendje vetëm peshës së laptopit, por edhe baterive shtesë, kabllove... Shumica e laptopëve ka, të paktën, 2 USB porte; por shumë prej tyre kanë 4 e edhe 6 porte. Po ashtu, “Bluetooth” është bërë opsion standard te shumica e laptopëve.
http://orhan-iseni.page.tl/
orhan_iseni@hotmail.com
|