|
|
 |
Virusi i ri ka infektuar miliona kompjutorë!
BOSTON-Një program i rrezikshëm kompjuterik që ka infektuar miliona kompjutera mund të evolojë sot në një fazë edhe më të rrezikshme, nga një sulm virtual i drejtpërdrejtë në një ndryshim të qetë që do të rezultonte në përhapjen e tij më të gjërë.
Ekspertët e sigurisë kompjuterike, të cilët kanë analizuar kodet e virusit "Conficker", kanë deklaruar se virusi është programuar për të nisur një faze të re zhvillimi më 1 prill dhe ndërkohë nuk është e qartë nëse do të shkatojë dëme, apo do të mbetet inaktiv, prania e tij e padëshiruar po detyron biznese me buxhete prej disa miliona dollarësh të nisin një luftë kundër krimit kompjuterik.
"Conficker", që besohet se ka infektuar nga 2-12 milionë kompjutera në të gjithë botën, është programuar që të shndërrojë një kompjuter të infektuar në një lloj "skllavi" që i përgjigjet vetëm komandave të dërguara nga një server i i caktuar, që kontrollon një ushtri "skllevërish" të njohur ndryshe si "botnet".
"Mund të përdoret për të sulmuar virtualisht apo edhe si spiun virtual. Mund të shkatërrojë dosje të ruajtura në memorien e kompjuterit, mund të lidhet me adresa në internet dhe të dërgojë sërisht postën elektronike nga një kompjuter tek një tjetër", deklaroi Gadi Evron, ekspert për "botnets" i cili ndihmon qeveritë të mbrohen kiundër krimit kompjuterik.
Por si të gjithë ekspertët e sigurisë ai dyshon se do të shohim një sulm të rëndë virtual.
Virusi është i pafuqishëm pasi ka sulmuar për muaj me radhë kompjuterat e infektuar duke shfrytëzuar dobësitë e sistemit operativ të Microsoft Ëindoës. Evron dhe disa analistë të tjerë deklaruan se evolimi që mund të ndodhë sot mund t'i mundësojë "Conficker" shtimin e fuqisë së tij infektive dhe kjo rrit shkallën e rrezikshmërisë që virusi arrin.
www.orhan-iseni.page.tl |
|
 |
|
|
|
Information
www.orhan-iseni.page.tl ne po mundohemi qe ju sa ma lehtë , dhe ne mundohemi gjithmonë për ju , dhe gjithmonë me ju . Ku jeni be vizitor te Webit orhan-iseni.page.tl a jeni mir a po ju pelqen webi a jo !!! [ Faleminderit vizitorë për vizitën në Web - in time ]
|
|
Shkopinj USB prej 32 gigabajt
Jan 29, 2009 - 8:14 PM - Nga Orhani
Verbatim ka zgjeruar ofertën e vet të USB-ve duke i shtuar edhe dy shkopinj me kapacitet prej 32 GB: modelin Executive me shpejtësi të mëdha të leximit dhe shkrimit dhe modelin Mini Swivel me kapak rrotullues.Duke marrë parasysh se kapaciteti i këtyre pajisjeve është i barabartë me kapacitetin e 45 CD-ve,
... !
Burimi lajmit shkruar nga orhan-iseni.page.tl
|
|
wWw.orhan-iseni.page.tl
wWw.orhan-elektroteknik.page.tl
www.zbavitu.net
www.diqka.net
www.bisedime.net
www.degjo.com
www.zerikosovar.com
www.tiranachat.net
www.Ferizaj-Mp3.tk |
|
|
 |
|
|
|
|